Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri më sot kanë provuar disa versione, por mbrëmë është shfaqur versioni i parë publik beta.
iOS 16 u prezantua u shfaq në ekranet e shumë përdoruesve që u bënë thirrje për zëvendësim apo përditësimin, duke i takuar historisë tashmë iOS 15, transmeton Telegrafi.
Përdoruesit që kanë telefon iPhone (atë që parashihet se mund të marrë përditësimin), munden thjesht të lajmërojnë pajisjen e tyre në programin beta, për ta marrë versionin publik beta iOS 16.
Nga ai moment e tutje, përdoruesit do të përditësohen me versione siç është azhurnimi i softuerit, derisa të mos e marrin atë final iOS 16, që do të duhej të arrinte në vjeshtë të këtij viti – së bashku me serinë e iPhone 14.
Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për versionin e parë publik beta, nuk pritet të jetë i përkryer – përkundrazi, sigurisht se ka probleme e ndoshta edhe “bug”.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)