play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Arrijnë në Kosovë njësiti përforcues i EULEX-it prej 92 policësh

today18/03/2022

Background
share close

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), ka njoftuar se ka zbarkuar në Kosovë Njësia Policore e Specializuar Rezervë e përbërë prej 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë (EUROGENDFOR).

Sipas njoftimit të EULEX-it të 14 marsit, njësinë Policore e Specializuar Rezervë të EULEX-it e përbëjnë pjesëtarë nga Portugalia, Franca dhe Italia e cila do vijë në Kosovë për të përforcuar kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NjPS).

“Xhandarët, portugezë dhe francezë të Njësisë Rezervë të Policisë tonë të Specializuar arritën sot në Kosovë”, ka njoftuar EULEX, transmeton Telegrafi.

Më 14 mars EULEX ka njoftuar se NjPS-ja Rezervë do të mbështesë EULEX-in për përmbushjen e detyrave të tij, përfshirë si reagues i dytë i sigurisë i Kosovës nëse është e nevojshme, duke pasur parasysh mjedisin e sigurisë.

“NjPS-ja e EULEX-it është reaguesi i dytë i sigurisë i Kosovës, si pjesë e një mekanizmi treshtresor të reaguesve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është reaguesi i dytë, dhe KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë”, thuhet në njoftim.

“NjPS-ja e rregullt e EULEX-it aktualisht përbëhet prej 105 zyrtarëve policorë nga Polonia të stacionuar në Mitrovicë. NjPS-ja Rezervë e siguruar nga EUROGENDFOR përbëhet prej 92 xhandarmëve: 42 nga Portugalia, 28 nga Franca dhe 22 nga Italia. Ata do të vendosen në Kompleksin e EULEX-it për Mbështetje në Fushë Kosovë dhe do të jenë nën komandën e EULEX-it.”

“Zbarkimi i NjPS-së Rezervë dëshmon vendosmërinë e EULEX-it për të vazhduar mbështetjen e stabilitetit të Kosovës dhe për të kontribuar për sigurinë e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%