Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today27/08/2025
Arkeologë dhe zhytës kanë rikuperuar një sasi të madhe objektesh të lashta nga një qytet i fundosur rreth 2.000-vjeçar, pranë brigjeve të Aleksandrisë, në Egjipt.
Me ndihmën e vinçave, artefaktet u ngritën me kujdes nga uji i cekët i gjirit Abu Qir, nën vëzhgimin e gazetarëve të pranishëm. Ndër gjetjet më të rëndësishme ishin një statujë pa kokë, një sfinks dhe figura e një prifti. Sipas Ministrisë Egjiptiane të Antikiteteve, vendi mund të ketë qenë një zgjerim i qytetit antik të Kanopit.
“Ka ende shumë nën ujë, por ajo që mund të nxirret është e kufizuar dhe bëhet sipas kritereve shumë të rrepta,” u shpreh ministri i Turizmit dhe Antikiteteve, Sherif Fathi.
Egjipti, që prej vitit 2001, është pjesë e Konventës së UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Nënujore, e cila kufizon nxjerrjen e artefakteve të fundosura. “Pjesa tjetër do të mbetet pjesë e trashëgimisë sonë të fundosur,” shtoi ministri.
Sipas Mohamed Ismail, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikiteteve, artefaktet i përkasin periudhave të ndryshme, duke nisur nga epoka Ptolemeike që zgjati rreth 300 vjet e deri tek periudha e sundimit romak, që zgjati afërsisht 600 vjet.
Artefaktet e reja i janë nënshtruar procesit të restaurimit dhe do të ekspozohen në muzeun kombëtar të Aleksandrisë, në kuadër të ekspozitës “Sekretet e Qytetit të Fundosur”, e cila u hap të mërkurën dhe prezanton 86 objekte të rralla që hedhin dritë mbi jetën gjatë periudhave ptolemeike dhe romake.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)