Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe pranë varrit të heroit Agron Rrahmani.
Më këtë rast ai është pyetur për aplikimin e Kosovës për Këshillin e Sigurisë dhe tha se s’mund ta konfirmojë momentalisht aplikimin.
“Nuk mund ta konfirmoj Aplikimin e Kosovës në KE. Gjithçka do të ju informojmë me kohë kur kjo të jetë gati dhe të bëhet”, tha ai.
Ndërsa, sa i përket asaj se a i ka siguruar Kosova votat e mjaftueshme, ai tha tha se janë duke bërë gjithçka çka është e mundur.
“Kemi edhe një delegacion që është atje i cili është i përhershëm i Kosovës në kuadër të parlamentit i cili merr pjesë vazhdimisht në asamblenë e KE. Është bërë punë e madhe që së paku një vit, por puna ka qenë edhe e mëhershme. Edhe vetë kur kam qenë në opozitë kam qenë pjesë e delegacionit të Kosovës në Evropë. Kemi punuar të gjithë së bashku pavarësisht partive politike. Ky është sukses i Kosovës jo i ndonjë partie në mënyrë të veçantë”./EO
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)