play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Aplikacionet e shëndetit mendor mbrojnë më së paku privatësinë e përdoruesve

today04/05/2022

Background
share close

Si kategori, aplikacionet e shëndetit mendor mbrojnë më së paku privatësinë e përdoruesve se sa shumica e llojeve të tjera të aplikacioneve, sipas një analize të re nga studiuesit në Mozilla.

Aplikacionet e lutjeve gjithashtu kishin standarde të dobëta të privatësisë, zbuloi ekipi, transmeton Telegrafi.

“Shumica dërrmuese e aplikacioneve të shëndetit mendor dhe lutjeve jashtë jashtëzakonisht rrëqethëse”, tha në një deklaratë, Jen Caltrider, drejtuesja e udhëzuesit të Mozilla “*Privacy Not Included”.

“Ata gjurmojnë, shpërndajnë dhe përfitojnë nga mendimet dhe ndjenjat personale më intime të përdoruesve, si disponimi, gjendja mendore dhe të dhënat biometrike”.

Në përsëritjen e fundit të udhëzuesit, ekipi analizoi 32 aplikacione të shëndetit mendor dhe lutjes. Nga këto aplikacione, 29 prej tyre iu dha një etiketë paralajmëruese “Nuk përfshihet privatësia”, duke treguar se ekipi kishte shqetësime se si aplikacioni menaxhonte të dhënat e përdoruesit.

Aplikacionet janë krijuar për çështje të ndjeshme si kushtet e shëndetit mendor, por mbledhin sasi të mëdha të të dhënave personale sipas politikave të paqarta të privatësisë, tha ekipi në deklaratë. Shumica e aplikacioneve kishin gjithashtu praktika të dobëta sigurie, duke i lejuar përdoruesit të krijojnë llogari me fjalëkalime të dobëta, pavarësisht se përmbajnë informacione thellësisht personale. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%