play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Amerikani pëson djegie të rënda nga çaji i nxehtë i Starbucks, fiton 45 miliardë euro dëmshpërblim

today17/03/2025

Background
share close

Një shofer transporti që kishte nevojë për transplantim të lëkurës pasi u dogj kur një çaj i nxehtë nga Starbucks u derdh në prehrin e tij, është shpërblyer me 50 milionë dollarë (mbi 45 miliardë euro).

Michael Garcia pësoi djegie të shkallës së tretë në organet e tij gjenitale, ijë dhe kofshët e brendshme, pasi mori pijen në një udhëtim në Kaliforni, sipas ekipit të tij ligjor.

Padia e tij për neglizhencë fajësoi Starbucks për lëndimet, duke pretenduar se një punonjës nuk e futi çajin e nxehtë mjaftueshëm fort në një tabaka për marrjen e ushqimit.

Bëhet e ditur se një gjykatë e qarkut të Los Angeles e gjeti në favor Garcian, pasi ai filloi veprimet ligjore mbi incidentin më 8 shkurt 2020.

Ai po punonte si shofer dërgesash në Postmates në atë kohë, shkruan skynews.

Avokati i tij Nick Rowley tha se “jeta e klientit të tij ka ndryshuar përgjithmonë”.

“Ky verdikt i gjykatës është një hap kritik në mbajtjen përgjegjëse të Starbucks për shpërfilljen flagrante të sigurisë së klientit dhe dështimin për të pranuar përgjegjësinë”, shtoi ai.

Ndërsa Starbucks tha se planifikon të paraqesë një apel.

Në një deklaratë, zinxhiri global i kafeneve tha: “Ne nuk pajtohemi me vendimin e jurisë se ne ishim fajtorë për këtë incident dhe besojmë se dëmet e dhëna janë të tepruara”.

Kompania shtoi se ishte “e përkushtuar ndaj standardeve më të larta të sigurisë” në trajtimin e pijeve të nxehta.

Ndryshe, restorantet në SHBA janë përballur me padi më parë për djegiet e klientëve.

Në një rast të famshëm të viteve 1990, një gjykatë e New Mexico i dha një gruaje gati 3 milion euro si dëmshpërblim për djegiet që ajo pësoi gjatë përpjekjes për të hequr kapakun nga një filxhan kafe në një McDonald’s. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *