Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today02/08/2022
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka konfirmuar se vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për çështjen e targave dhe dokuemntet e hyrje-daljeve ishin “plotësisht të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, raporton Gazeta Express.
Hovenier ka shkruar në Twitter se SHBA-ja mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për pezullimin e përkohshëm të këtyre masave të reciprocitetit.
Në veri të Kosovës pati tensionim të situatës mbrëmjen e së dielës, pak para se të hynin në fuqi dy vendime që Qeveria e Kosovës i mori në fund të qershorit.
Pas të shtënave, vendosjes së barrikadave dhe incidenteve që e krijuan një atmosferë lufte në afërsi të pikëkalimeve kufitare me Serbinë në Jarinjë dhe Bërnjak, Qeveria e Kosovës u zbraps.
Ambasadori Hovenier intervenoi duke u takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, të cilëve iu kërkoi ta shtyjnë zbatimin e këtyre dy vendimeve. Kërkesa u pranua.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)