play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Ambasadori gjerman: Zhgënjyes votimi për Kryeprokuror të Shtetit në Këshillin Prokurorial

today07/04/2022

Background
share close

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur zhgënjyes procesin e djeshëm të votimit për Kryeprokuror të Shtetit në Këshillin Prokurorial të Kosovës

 

Ambasadori Rhode ka ripostuar reagimin e Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili e ka quajtur votimin e Kryeprokurorit të Shtetit s’ka qenë në linjë me kërkesat e BE-së.

“Kjo me të vërtetë është zhgënjyese dhe jo rruga e duhur përpara. Veçanërisht kur OJQ-të e njohura të Kosovës si Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike kanë shprehur shqetësimin e njëjtë”, ka shkruar Rhode.

Edhe Shefi i BE’së në Kosovë, Tomas Szunyog, dje është shprehur i zhgënjyer nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

 

Në një reagim në Tëitter, Szunyog ka shkruar se BE-ja në vazhdimësi ka thirrur për një proces të drejtë dhe meritor, por se kjo nuk ndodhi.

Dje, Këshilli Prokurorial i Kosovës KPK), ka votuar unanimisht për Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit, i cili është propozuar për dekretim tek presidentja.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%