Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today20/12/2022
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se zgjidhja e situatës në veri të Kosovës, kërkon durim dhe veprime të qeta.
Ai ka thënë se duhet lejuar Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe EULEX-in që të bëjnë punën e tyre.
Kujtojmë se disa nga rrugët në veri të Kosovës, për të 11 ditë më radhë vazhdojnë të jenë të bllokuara si pasojë e barrikadave që janë vendosur nga grupe kriminale.
Policia e Kosovës ka arrestuar më 10 dhjetor ish-policin serb, Dejan Pantiq, nën akuzat se ka marrë pjesë në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.
Sulmet, për të cilat akuzohet Pantiq, kanë ndodhur derisa KQZ-ja po përgatitej për zgjedhjet lokale në veri – fillimisht të parapara për 18 dhjetor, por që më pas janë shtyrë për në prill të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)