play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Abbott: Zgjidhja e situatës në veri kërkon durim, organet e rendit të lejohen të kryejnë punën e tyre

today20/12/2022

Background
share close

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se zgjidhja e situatës në veri të Kosovës, kërkon durim dhe veprime të qeta.

Ai ka thënë se duhet lejuar Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe EULEX-in që të bëjnë punën e tyre.

“Zgjidhja e situatës së vështirë dhe të rrezikshme në veri kërkon durim dhe veprime të qeta. Është e rëndësishme që t’i jepet kohë dhe hapësirë për të gjetur zgjidhje afatgjata për të mirën e të gjithë qytetarëve. Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe pa u shqetësuar për prioritetet politike”, ka shkruar Abbott.

Kujtojmë se disa nga rrugët në veri të Kosovës, për të 11 ditë më radhë vazhdojnë të jenë të bllokuara si pasojë e barrikadave që janë vendosur nga grupe kriminale.

Policia e Kosovës ka arrestuar më 10 dhjetor ish-policin serb, Dejan Pantiq, nën akuzat se ka marrë pjesë në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Sulmet, për të cilat akuzohet Pantiq, kanë ndodhur derisa KQZ-ja po përgatitej për zgjedhjet lokale në veri – fillimisht të parapara për 18 dhjetor, por që më pas janë shtyrë për në prill të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%