play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së mblidhen sot, do të vendosin si do të veprojnë në raport me situatën në Kosovë

today26/09/2023

Background
share close

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian do të mblidhen sot pasdite dhe temë diskutimi do ta kenë edhe situatën e fundit në Kosovë pas sulmit terrorist mbi Policinë e Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në konferencën e sotme për media, i cili tha se BE është duke vlerësuar situatën, raporton Gazeta Express.

“Shtetet anëtare janë duke vlerësuar, diskutuar dhe shkëmbyer mbi situatën. Takimi tjetër do të jetë këtë pasdite, ambasadorët e shteteve anëtare do të takohen dhe do të diskutojnë situatën. Ky është procesi politik që po zhvillohet aktualisht, saktësisht për të bërë një vlerësim të plotë se çfarë është duke ndodhur dhe çfarë mund të ndodhë, si dhe sigurisht se çfarë kursi të veprimit BE-ja do të ndërmarrë”, tha Stano.

Gjatë kësaj konference, Stano tha se Bashkimi Europian insiston që përgjegjësit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi në veri të vendit, të vihen para drejtësisë dhe të gjitha faktet të verifikohen

 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%