play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Alesha Dixon, Graham Norton dhe Hannah Waddingham – prezantuesit e “Eurovision 2023”

today22/02/2023

Background
share close

Alesha Dixon, Graham Norton dhe Hannah Waddingham janë konfirmuar se do të jenë nikoqirë të finales së madhe të “Eurovision 2023” në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithashtu me personazhet e njohura televizive britanike është këngëtarja, kompozitorja dhe drejtuesja e grupit “Hardkiss”, Julia Sanina.

13 maji do të shohë yllin televiziv, Alesha, prezantuesin Graham, aktoren fituese të çmimit “Emmy”, Hannah dhe këngëtaren ukrainase, Julia në Liverpool për të mirëpritur finalen e madhe.

Kjo nuk është e gjitha: për herë të parë, të dyja gjysmëfinalet e Eurovisionit do të transmetohen drejtpërdrejtë në BBC One dhe iPlayer, me komente nga legjendarët, Rylan dhe Soctt Mills.

Prezantuesi ukrainas, Timur Miroshnychenko, i cili u bë viral vitin e kaluar për komentet e tij nga një bunker nëntokësor ndërsa Rusia vazhdonte pushtimin e vendit, do të veprojë si korrespondent i Eurovisionit në Liverpool.

“BBC është e emocionuar që ka një formacion kaq të talentuar që sjell në botë Festivalin e Këngës nga Liverpool – në emër të Ukrainës”, tha Kate Phillips.

“Një gjë që na bashkon vërtet të gjithëve është muzika dhe ne jemi krenarë që kemi një ekip – të cilët janë mësuar mirë me botën e muzikës, performancës dhe transmetimit të drejtpërdrejtë – si pjesë e familjes sonë prezantuese në Eurovision”.

Adhuruesit e Eurovisionit gjithashtu janë njoftuar së fundmi për logon, sloganin dhe skenën e festivalit, i cili do të mbahet më 9, 11 dhe 13 maj.

Slogani ka përshkrimin ‘United by Music’, ndërsa flamujt e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Ukrainës u përdorën të dy si frymëzim për skemën e ngjyrave në logo.

Ndërkohë skena, e cila do të ndërtohet në stadiumin e Liverpoolit me kapacitet 11 mijë vende demonstron si muzika mund t’i kapërcejë kufijtë dhe t’i bashkojë njerëzit duke mbajtur parimet e ‘bashkimit, festës dhe komunitetit’. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%