Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e ka lansuar albumin e saj të ri të titulluar “You&I”.
Ajo me këtë album po korr sukses qysh në javët e para të publikimit.
Albumi po renditet suksesshëm lart në toplistat botërore, e në veçanti në atë të Britanisë së Madhe.
Ora përmes një Instastory ka treguar se “You&I” është në vendin e gjashtë atje.
32-vjeçarja tregoi se po e shijon suksesin.
“You & I’ është i gjashti në Mbretërinë e Bashkuar për dy javë rresht. Është një ëndërr të jesh në top dhjetëshe, kështu që faleminderit për mbështetjen tuaj të pakursyer në gjithë këto vite. Jam shumë me fat që jam kthyer në studio duke bërë më shumë muzikë. Këtu për më shumë këngë të reja”, shkroi ajo.

Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)