Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Një copë akulli që mund të jetë e vjetër më shumë se 1.5 milionë vjet ka arritur në Britani ku shkencëtarët do ta shkrijnë për të zbuluar informacione kyçe për klimën e Tokës.
Kjo copë është akulli më i vjetër në planet dhe është marrë nga brendësia e një shtrese akulli të Antarktikut.
Shkencëtarët kanë thënë se kjo mund të jetë revolucion mbi atë që dihet deri tash për ndryshimet klimatike.
“Kjo është komplet një periudhë e panjohur e historisë së Tokës”, ka thënë Liz Thomas, udhëheqëse e studimit.
Për shtatë javë, ekipi ngadalë do ta shkrijë bërthamën e akullit. Materialet që do të lëshojë do t’u tregojnë shkencëtarëve rreth erës, temperaturës dhe nivelet e detit të para mbi një milion viti.
VIDEO:
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)