play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

6382 Results / Page 27 of 710

Art & Kulturë

Italia blen “Ecce Homo” të Antonello da Messina për 14.9 milionë dollarë në Nju Jork

Qeveria italiane ka blerë për 14.9 milionë dollarë pikturën “Ecce Homo” të Antonello da Messina nga një shtëpi ankandesh në Nju Jork. Konfirmimi i blerjes u bë nga shtëpia e njohur e ankandeve “Sotheby’s”. Piktura e vogël, e vitit 1460, është një vepër e rrallë dhe e rëndësishme, e krijuar nga artisti si një punim privat. Ajo paraqet në njërën anë figurën e “Ecce Homo”, ndërsa në anën tjetër portretin […]

today12/02/2026

Art & Kulturë

Pas suksesit të ekspozitës në Francë vjen një tjetër ekspozitë me Ikona shqiptare në Chambery

Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi midis bashkisë së Korçës dhe bashkisë Chambery (Francë), Muzeu i Arteve të Bukura të Chambéry do të hapë ekspozitën e përkohshme ndërkombëtare me Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës. Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, Fjoralba Prifti, ndau detaje nga ky projekt, i cili vjen si fryt i një vullneti të përbashkët për hapje evropiane dhe dialog ndërkulturor. Ekspozita, që do të […]

today12/02/2026

Aktualitet

Shorti i Ligës së Kombeve: Kosova mëson sot kundërshtarët në Ligën B

Shorti për sezonin e ri të Ligës së Kombeve do të hidhet sot (e enjte) në orën 18:00 në Bruksel, ku kombëtarja e Kosovës do të mësojë kundërshtarët e saj në Ligën B. “Dardanët” ndodhen në vazon e katërt në Ligën B së bashku me Suedinë, Maqedoninë e Veriut dhe Irlandën e Veriut, ndërsa kundërshtarët e mundshëm janë të ndarë si më poshtë: Vazo 1: Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli Vazo […]

today12/02/2026

Aktualitet

AUV ndalon përkohësisht importin e formulës për foshnje “APTAMIL”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të importit të të gjitha llojeve të qumështit të përpunuar për foshnje “APTAMIL” në Kosovë. Ky vendim është marrë pas njoftimeve të përsëritura nga Sistemi i Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), sipas të cilave disa vende të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Kosovën, janë përballur me praninë e mundshme të toksinës Cereulide në […]

today12/02/2026

Aktualitet

Zgjedhet Qeveria “Kurti 3”, këta janë emrat

Kuvendi i Kosovës ka votuar sonte për formimin e Qeverisë së re, të udhëhequr nga Albin Kurti, duke shënuar nisjen e mandatit të ri qeverisës, i njohur si “Kurti 3”. Pas paraqitjes së ekspozesë, emrave të kabinetit qeverisës dhe fjalimeve nga opozita, Kuvendi kaloi në votimin e Qeverisë. Me 66 vota për, 49 kundër dhe asnjë abstenime, është votuar kabineti qeverisës i drejtuar nga Kurti që do t'i ketë 19 […]

today12/02/2026

Art & Kulturë

BKK dhe ASHAK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për avancimin e shërbimeve bibliotekare

Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK) dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me synim forcimin e lidhjeve institucionale dhe përmirësimin e shërbimeve bibliotekare. Marrëveshja parasheh bashkëpunim në kuadër të rrjetit bibliotekar dhe shfrytëzimin e platformës KOHA për katalogimin, inventarizimin dhe përpunimin bibliografik të fondit të ASHAK-ut, si dhe azhurnimin e bibliografive të akademikëve. Po ashtu, dokumenti përfshin trajnimin e stafit profesional, shkëmbimin e […]

today11/02/2026

Aktualitet

Britania thyen rekordin e shekullit për shiun

Mbretëria e Bashkuar ka shënuar një rekord të pazakontë ku nga 1 janari e deri më sot, nuk ka kaluar asnjë ditë e vetme pa reshje shiu, transmeton KultPlus. Ky fillim viti po konsiderohet si më i lagështi në më shumë se një shekull, me 41 ditë radhazi reshje që kanë përfshirë vendin. Sipas ekspertëve, ky fenomen vjen si pasojë e një serie stuhish të njëpasnjëshme nga Atlantiku që kanë […]

today11/02/2026

Aktualitet

Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Sot nga ora 17:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një njoftim për media të martën bëri me dije se ka thirrur seancën konstituive në orën 12. Por kryetari i Kuvendit Dimal Basha ka njoftuar se me kërkesë të nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, mbajtja e kësaj seance është shtyrë për orën 17:00. Kjo kërkesë erdhi pasi në kuadër të procesit […]

today11/02/2026

Aktualitet

Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në një postim në Facebook të mërkurën, ka udhëzuar qytetarët se di të veprohet në rast të tërmetit. Ministria në udhëzim ka thënë se duhet ruajtur fillimisht qetësia në rast të tërmetit dhe të futeni nën një tavolinë të fortë ose pranë një muri mbajtës. Të martën mbrëma Kosova u dridh nga një tërmet 4.6 ballë Rihter. Epiqendra ishte në Shtërpcë. Nuk është […]

today11/02/2026