Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today16/06/2022
Pasagjerët që ishin brenda aeroplanit të aviokompanisë “British Airways”, që po udhëtonte nga Londra për në Washington DC, mbetën të habitur dhe nuk dinin si të veprojnë kur panë ujin duke u futur në sasi të madhe brenda kabinës.
Kjo skenë kaotike u regjistrua me telefon të mençur brenda aeroplanit Airbus A380, që po fluturonte 9 mijë metra lartësi, transmeton Telegrafi.
Një pasagjer është dëgjuar duke sharë derisa uji futej brenda kabinës, pak momente para se të fillonte të bëhej gati piloti që ta zbriste fluturaken në DC.
Nga kjo aviokompani kanë bërë të ditur se “vërshimet” ndodhën si rezultat i një defekti në valvula që furnizojnë aeroplanin me ujë të pastër.
“Derisa nuk kishte probleme sa i përket sigurisë, kjo hapësirë shpejt u izolua dhe vazhdoi udhëtimi sipas planit”, thuhet në kumtesën e aviokompanisë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)