play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Abstenimi për Trustin, deputetja Balje: Vota ishte në emër të Grupit Parlamentar Multietnik

today25/05/2022

Background
share close

Deputetët e Komisionit për Buxhet dhe Transfere nuk e kanë miratuar ndryshimin në parim të Ligjit për tërheqjen e kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti). Në Kuvendin e Kosovës, ky Projektligj do të shqyrtohet pa aprovim të këtij Komisioni apo Qeverisë.

Deputetja Duda Balje e cila kishte deklaruar se do ta votoj këtë Projektligj, ka abstenuar në Komision.

Për këtë veprim, Balje në Facebook është shprehur se vota ishte në emër të Grupit Parlamentar Multietnik.

“Vota ime sot në Komisionin për Buxhet dhe Transfere është vota e Grupit Parlamentar Multietnik, nuk kemi qenë kundër, në raport me votat 4 me 4 vendimi ka qenë abstenim. Shihemi për votat në Parlament në momentin e votimit, ku çdo deputet do të votojë në emrin e tij personal”, ka theksuar Balje.

Ndryshe, deputeti Bekim Haxhiu në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, më 9 mars pati dorëzuar në Kuvend, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.

Kujtojmë se një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë në fund të vitit 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë COVID-19. Në raportin e gjashtëmujorit të parë të 2021-së, Trusti kishte njoftuar janë tërhequr rreth 200 milionë euro nga më shumë se 427 mijë kontribuues.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%