Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today31/05/2022
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar ka dorëzuar nismën ligjore për plotësim-ndryshim të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.
Dreshaj në një konferencë për medie, tregoi se me këtë nismë ligjore do të largohet kriteri diskriminues, i cili i kushtëzon pensionistët të kenë 15 vite përvojë para luftë në mënyrë që ta gëzojnë pensionin kontributdhënës.
Tutje, ai tha se mosnjohja e stazhit të punës është një padrejtësi e madhe e shtetit të Kosovës që i është bërë pensionistëve, andaj kërkoi që këtë nisme legjislative ta përkrahin të gjithë, pavarësisht pozicionit.
“Me këtë nismë legjislative që e kemi ndërmarrë, ndryshohet neni 8, pika 2 e Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti. Konkretisht, largohet kriteri diskriminues që kërkohet, që pensionistët t’i kenë 15 vite përvojë pune para luftës. Ky kriter është diskriminues, sepse ka shumë pensionistë që dhunshëm gjatë ish sistemit janë larguar nga puna e nuk e arrijnë përvojën prej 15 vjet përvojë pune. Mosnjohja e stazhit të punës është një padrejtësi e madhe e shtetit të Kosovës që i është bërë pensionisteve, andaj është koha që këtë nismë legjislative ta përkrahin të gjithë, pavarësisht pozicionit”, tha ai.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)