Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/04/2023
Mira Murati, shqiptarja e cila është shefe e teknologjisë në kompaninë e njohur OpenAI, që qëndron prapa programit tashmë shumë të popullarizuar, ChatGPT ka zhvilluar së fundmi një intervistë me mediumin italian La Repubblica ku ka folur shumëçka rreth këtij zhvillimi teknologjik.
Murati nuk hezitoi të fliste në këtë intervistë që ka prejardhje shqiptare derisa foli edhe në gjuhën italiane. Ajo tha se prindërit e saj jetojnë në Itali dhe se gjuhën e kishte mësuar përmes televizorit, siç thotë ajo si gjithë shqiptarët, transmeton Telegrafi.
Mira Murati shqiptarja që po ndryshon botën foli për mediumin italian: Prindërit e mi jetojnë në Itali, e kam mësuar gjuhën në TV si gjithë shqiptarët
Lexo po ashtu
Mira Murati shqiptarja që po ndryshon botën foli për mediumin italian: Prindërit e mi jetojnë në Itali, e kam mësuar gjuhën në TV si gjithë shqiptarët
Në mesin e shumë çështjeve mbi programin shumë të popullarizuar, shqiptarja u pyet gjithashtu edhe mbi shqetësimin që u ngrit tash e një kohë se ChatGPT mund eliminojë miliona vende pune, mirëpo Murati thotë se inteligjenca artificiale sot përdoret kryesisht si një mjet që përmirëson punën e dikujt.
“Inteligjenca artificiale do të transformojë strukturën e realitetit tonë dhe të shoqërisë sonë. Sot përdoret kryesisht si një mbështetje, si një asistent që përmirëson punën e dikujt. Por si teknologjitë e tjera të përgjithshme unë pres që ajo të ndryshojë natyrën e disa punëve: ndoshta jo do të krijojë të reja, të cilat nuk i imagjinojmë dot, të tjerat do të ndryshojnë. Nuk mendoj se është e mundur që një kompani e vetme ta zgjidhë problemin, por ne e marrim seriozisht dhe bëjmë kërkime për të studiuar ndërhyrjet e mundshme”.
Programi ChatGPT është një chatbot që jep përgjigje të ngjashme me atë të njeriut dhe mund të përdoret për të shkruar artikuj, ese, të marrin informacione të ndryshme madje ta përdorin edhe për kodim.
Megjithatë, zhvillimi i inteligjencës artificiale ka bërë që disa figura të larta përfshirë edhe Elon Muskun të kërkojnë pezullimin e kësaj teknologjie për së paku gjashtë muaj, kjo pasi sipas tyre teknologjia mund të dalë nga duart e krijuesve.
Murati thotë se këto probleme po adresohen, dhe se vetë ajo dhe të tjerët janë të shqetësuar për rrezikun e një përshpejtimi të teknologjisë.
“Ne e ndajmë këtë frikë, duke diskutuar premtimet dhe rreziqet e inteligjencës artificiale me grupe dhe organe të ndryshme qeveritare për vite me radhë. Edhe ne jemi të shqetësuar për rrezikun e një përshpejtimi të teknologjisë. Por janë dy gjëra që duhet të ceken, e para është që pasi mbaruam trajnimin e ChatGPT4, shpenzuam më shumë se gjashtë muaj për ta siguruar atë përpara se ta publikonim. E dyta është se nuk po e trajnojmë versionin tjetër GPT 5”, ka thënë ajo. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)