Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Celuliti, puçrrat, papërsosmëritë – shumë prej nesh i kanë ato. Megjithatë, kur bëni scroll nëpër mediat sociale, mund të ndiheni sikur të gjithë të tjerët duken të përsosur në internet.
Kjo është pjesërisht falë filtrave të fytyrës dhe aplikacioneve të tjera që ju lejojnë të ndryshoni pamjen tuaj.
Tregu për këto aplikacione ka pasur lulëzim dhe këto filtra të fytyrës po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara.
Por gjithashtu është argumentuar se këto mjete janë toksike sepse promovojnë standarde joreale të bukurisë, veçanërisht për adoleshentët dhe të rinjtë.
Një hulumtim i kryer nga marka Dove zbuloi se 80 për qind e vajzave adoleshente thanë se kishin ndryshuar pamjen e tyre në një foto në internet që ng moshën 13 vjeçare.
Mediat sociale gjithashtu janë lidhur me depresionin dhe dismorfinë e trupit , sipas studimeve të shumta.
Kjo është arsyeja pse disa vende në Evropë kanë vendosur të fillojnë të rregullojnë përdorimin e filtrave të bukurisë.
Në Norvegji , është e paligjshme që reklamuesit dhe influencerat e mediave sociale të ndajnë foto në internet pa zbuluar nëse imazhet janë ndryshuar.
Edhe Franca po shqyrton një ligj të ngjashëm.
Rregullore të ngjashme po diskutohen në Mbretërinë e Bashkuar nën kuadrin e Projektligjit të Sigurisë në internet.
Por disa ekspertë argumentojnë se rregullimi i kësaj teknologjie të re nuk do të adresojë thelbin e problemit.
“Problemi i vërtetë është se si njerëzit e perceptojnë veten e tyre, jo filtrat në vetvete,” tha Pamela Rutledge, një psikologe mediatike.
“Hulumtimet tregojnë se sa herë që e etiketoni foton si të edituar, ajo me të vërtetë nuk bën asgjë për imazhin e trupit, pavarësisht se do të mendonit se funksionon”, shtoi ajo.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)