play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Shëndetsi

A është uji mineral i dëmshëm apo i shëndetshëm për sistemin tretës?

today09/11/2022

Background
share close

Nuk ka asgjë më të mirë se një gotë me ujë të ftohtë, një pije kaq e lehtë dhe freskuese!

Por nëse jeni adhurues të ujit të gazuar, mund të pyesni me të drejtë veten nëse është apo jo i shëndetshëm. AgroWeb.org ju njeh më poshtë me përgjigjen e kësaj pyejtje.

A është i shëndetshëm uji me gaz për sistemin tretës?

Ekspertët e shëndetit thonë se për disa persona, konsumi i ujit të gazuar mund të shkaktojë efekte negative për sistemin tretës.

Po ashtu, duke qenë se ky lloj uji ka flluska gazi natyror në të, është normale që disa njerëz të përjetojnë fryrje dhe gazra pas konsumit.

Uji i gazuar mund të përkeqësojë simptomat tek njerëzit që kanë çrregullime të tretjes si refluksi i acidit, sëmundja e zorrës së irrituar etj.

Gjithashtu vlen të përmendet se disa lloje uji me gaz, përmbajnë ëmbëlsues artificialë për të përmirësuar shijen. Të cilët mund të shkaktojnë shqetësime në tretje dhe ndryshime në mikrobiomën e zorrëve.

Megjithatë, konsumi i këtij uji nuk është tërësisht i dëmshëm. E kjo pasi çdo lloji uji rrit nivelin e hidratimit në trupin tuaj.

E madje, mund të përmirësojë tretjen dhe kapsllëkun edhe më shumë se uji i zakonshëm.

Në fund të fundit shëndeti i zorrëve dhe simptomat e shqetësimeve që ai mund të japë ndryshojnë nga personi në person.

AgroWeb.org këshillon se nëse përjetoni shqetësime pas konsumit të ujit të gazuar, veçanërisht nëse keni probleme me tretjen, kalimi në ujë të zakonshëm mund të jetë një zgjedhje më e mirë.

Ju gjithashtu t’i drejtoheni edhe mjekut tuaj, i cili mund t’ju ndihmojë në adresimin e shqetësimeve që lidhen me shëndetin e sistemit tretës. /AgroWeb.org

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *