play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

A do t’i vizitojë Thaçin e Veselin në Hagë, Osmani: Nuk kanë rëndësi vizitat, por sa zbatohet ajo që është miratuar

today22/07/2022

Background
share close

Presidentja Vjosa Osmani, në konferencë për media së bashku me homologun e saj shqiptar Ilir Meta, ka thënë se s’është me rëndësi vizita në Hagë te krerët e UÇK-së por është e rëndësishme që si shtet të sigurohemi se themelimi i Gjykatës Speciale është duke u zbatuar siç duhet.

“Unë besoj që do të ulemi dhe do të diskutojmë me institucionet se si mund të bëjmë çmos që ligjet që i ka miratuar vet Kuvendi i Kosovës me 2/3 e votave të shohim se sa po zbatohen edhe sa i përket mbrojtjes së të drejtave të të akuzuarve në këtë rast sepse kemi të bëjmë edhe me një kontekst të lirive dhe të drejtave themelore. Mos të harrojmë që edhe ai amandament kushtetues edhe ligjet që janë miratuar më pastaj kanë për bazë një kapitull të tërë të lirive dhe të drejtave të njeriut të cilat ne si institucione duhet të sigurohemi se nuk shkilen. Pra me rëndësi është se çka ndërmarrim në këtë aspekt ne dhe jo vizitat me rëndësi është sa bashkëpunojmë ne dhe sa sigurohemi si shtet se të gjithë ata që akuzohen e kanë mbrojtjen e nevojshme të cilën sic e dini e paguan shteti i Kosovës dhe ka koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë të sigurohemi që ajo që është miratuar në Kuvend me 2/3 të zbatohet”, tha Osmani.

Ajo tutje u shpreh se nuk harrohet se kush ka insistuar në themelimin e Speciales duke aluduar në ish-presidentin Thaçi i cili tash është i akuzuar.

“Ne nuk harrojmë sado që dikush mund ta ketë një dëshirë të tillë se kush insistonte më së shumti dhe kush bënte presion më së shumti që të themelohej Gjykata Speciale para disa vitesh nuk e harrojmë sado që dikush mund të ketë një dëshirë të tillë”, tha ajo.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *