play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

A do të shfaqet Trump në kartëmonedhën amerikane – republikanët propozojnë 250 dollarëshin

today28/02/2025

Background
share close

Përfaqësuesi i Karolinës së Jugut, Joe Wilson, po harton një projektligj që do t’ia mundësojë Donald Trumpit të shfaqet në një kartëmonedhë të re prej 250 dollarësh.

Ligjvënësi republikan prezantoi një ilustrim të portretit të Trumpit në kartëmonedhën e propozuar, duke pretenduar se “Bidenflacioni” – ku inflacioni arriti kulmin prej 9.1 për qind në vitin 2022 gjatë administratës së mëparshme – i ka detyruar amerikanët të mbajnë më shumë para në dorë.

“Jam mirënjohës që mund të njoftoj se po hartoj një projektligj që urdhëron Byronë e Gdhendjes dhe Shtypjes të dizajnojë kartëmonedhën 250 dollarëshe me imazhin e Donald J. Trump-it. Bidenflacioni ka shkatërruar ekonominë, duke detyruar familjet amerikane të mbajnë më shumë para me vete. Kartëmonedha më e vlefshme për presidentin më të vlefshëm!”, shkroi Wilson në platformën X.

Departamenti i Thesarit, i cili është përgjegjës për përzgjedhjen e figurave që shfaqen në kartëmonedha, ka deklaruar se merr parasysh “persona që kanë një vend të njohur në historinë e SHBA-së”.

Megjithatë, ligji federal ndalon që ndonjë person i gjallë të shfaqet në valutën amerikane.

Kartëmonedhat amerikane ekzistojnë në shtatë vlera nominale, me Rezervën Federale që aktualisht lëshon prerjet 1, 2, 5, 10, 20, 50 dhe 100 dollarëshe. Byronë e Gdhendjes dhe Shtypjes është institucioni përgjegjës për prodhimin e tyre.

Ish-presidentët George Washington, Thomas Jefferson, Abraham Lincoln, Andrew Jackson dhe Ulysses Grant, si dhe themeluesit Alexander Hamilton dhe Benjamin Franklin, shfaqen në kartëmonedhat ekzistuese.

Aktualisht nuk ka një kartëmonedhë prej 250 dollarësh në qarkullim, dhe prerjet më të mëdha se 100 dollarë – përfshirë ato prej 500, 1000, 5000 dhe 10000 dollarësh – u shtypën për herë të fundit në vitin 1945, por u tërhoqën nga përdorimi në 1969 për shkak të mungesës së kërkesës, sipas të dhënave të Byronë së Gdhendjes dhe Shtypjes. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%