play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Kuriozitete

A do të guxonit? Brenda 10 vitesh, robotët mund të fillojnë t’i operojnë njerëzit

today10/07/2025

Background
share close

Shkencëtarët thonë se kirurgjia e automatizuar mund të testohet te njerëzit brenda një dekade, pasi një robot i trajnuar me Al i pajisur me mjete për prerje, kreu me sukses një operim në organet e derrit pa ndihmën e njeriut.

Kirurgët robotë trajnohen përmes videove të mjekëve dhe kryejnë operacione duke përdorur organe të marra nga derrat e ngordhur.

Në një përparim kërkimor, tetë operacione në organet e derrave me një shkallë suksesi 100% u kryen nga një ekip i udhëhequr nga ekspertë nga Universiteti Johns Hopkins në Baltimore, SHBA, shkruan the Guardian.

Kolegji Mbretëror i Kirurgëve në Mbretërinë e Bashkuar e quajti atë një “zhvillim emocionues që tregon premtime të mëdha”, ndërsa John McGrath, eksperti kryesor i Mbretërisë së Bashkuar në kirurgjinë robotike, i quajti rezultatet “mbresëlënëse” dhe “të reja” dhe tha se “na çon më tej në botën e autonomisë”.

Bëhet e ditur se robotët ishin pak më të ngadaltë se mjekët, por ishin në gjendje të korrigjonin vazhdimisht gabimet gjatë punës, të kërkonin mjete të ndryshme dhe të përshtateshin me variacionet anatomike, sipas një punimi të botuar në revistën Science Robotics.

Autorët nga universitetet Johns Hopkins, Stanford dhe Columbia e quajtën atë “një pikë kthese drejt zbatimit klinik të sistemeve autonome kirurgjikale”. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *