play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Raporti, bie numri i lindjeve, Shqipëria dhe BE përballë krizës demografike

today14/05/2026

Background
share close

Bebet po vijë gjithnjë e në renie. Jo vetëm në BE por dhe në Shqipëri shifrat janë kthyer në shqetësuse. Sipas INSTAT nga të dhënat e raportit “Treguesit Demografikë 2025 dhe T1 2026”, qarku me numrin më të lartë të lindjeve mbetet Tirana, e ndjekur nga Fieri dhe Durrësi, ndërsa qarqet me më pak lindje janë Gjirokastra dhe Kukësi.

Ndërkohë, numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në Tiranë, Fier dhe Elbasan, ndërsa qarqet me më pak vdekje rezultojnë Kukësi dhe Dibra. Raporti tregon se Shqipëria vijon të ketë më pak lindje nga viti në vit, ndërsa emigracioni dhe plakja e popullsisë po ndikojnë drejtpërdrejt në tkurrjen e familjeve dhe ndryshimin e strukturës demografike në vend.

Edhe në vendet e BE fenomeni mbetet njësoj. Vetëm 23.4% e familjeve në Bashkimin Europian kishin fëmijë gjatë vitit 2025, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat. Nga 203.1 milionë familje në total në BE, vetëm 47.4 milionë përfshinin fëmijë. Pjesa më e madhe e familjeve me fëmijë përbëhej nga çifte me fëmijë, që zinin 14.7% të totalit të familjeve. Ndërkohë, 5.6% ishin familje të tjera me fëmijë dhe 3% prindër të vetëm me fëmijë.

Eurostat evidenton se gjatë periudhës 2016–2025 është rritur ndjeshëm numri i personave që jetojnë vetëm, me një rritje prej 19.2%, ndërsa familjet me çifte dhe fëmijë kanë rënë me 6.3%. Sllovakia rezulton vendi me përqindjen më të lartë të familjeve me fëmijë, me 35.4%, e ndjekur nga Irlanda me 30.8% dhe Qipro me 28.2%. Në anën tjetër renditen Finlanda me 18.2%, Lituania me 18.4% dhe Gjermania me 19.9%. Raporti tregon gjithashtu se gjysma e familjeve me fëmijë në BE kishin vetëm një fëmijë. Familjet me dy fëmijë përbënin 37.6%, ndërsa ato me tre ose më shumë fëmijë vetëm 12.2%./euronews.al

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *