Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
DreamWorks ka njoftuar zyrtarisht të martën se filmi Shrek 5 do të lansohet më 1 korrik të vitit 2026, derisa Mike Myers, Eddie Murphy dhe Cameron Diaz do të kthehen në rolet e tyre ikonike.
“Jo shumë larg, Shrek 5 do të dalë në kinema më n korrik 2026 me Mike Myers, Eddie Murphy dhe Cameron Diaz”, shkroi DreamWorks në një postim në X.
Myers aktron në rolin e Shrekut, Murphy bën zërin e Gomarit derisa Diaz portretizon rolin e Princeshës Fiona në film, shkruan DailyMail.
Ende nuk u bë e ditur nëse aktori Antonio Banderas do të kthehet në rolin e maçokut Puss in Boots.
Filmi fillestar i Shrek doli në kinema në maj të vitit 2001 dhe fitoi 487 milionë dollarë në arkat botërore, duke fituar gjithashtu çmimin Oscar për filmin më të mirë të animuar.
Që atëherë, ky film i animuar ka fituar një popullaritet dhe dashuri të madhe nga audienca. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)