play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art dhe Kulturë

Çmimi për Vepër Jetësore në fushën e teatrit i ndahet post mortum aktorit Muharrem Qena

today27/03/2024

Background
share close

Në ambientet e amfiteatrit të TKK-së në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit sot ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e teatrit, shkruan KultPlus.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Ministri Hajrulla Çeku, i cili edhe bëri ndarjen e çmimeve.

Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore në Fushën e Teatrit ju nda post mortum aktorit Muharrem Qena.

Ndërsa Çmimi Vjetor për Aktorin më të Mirë në fushën e Teatrit, iu dha aktorit Adrian Morina për rolin e Mefistifelit në shfaqjen “Fausti” dhe rolin e O’Brien në shfaqjen “1984”.

Çmimi Vjetor për Shfaqjen më të Mirë në fushën e Teatrit për vitin 2023, iu nda shfaqjes “1984” nga Igor Mendjisky, produksion i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Çmimi Vjetor për Regjinë më të Mirë ju dha Fadil Hysaj për regjinë e shfaqjes “Fausti”.

Kurse Çmimi Vjetor për Prezantim të Suksesshëm Ndërkombëtar në fushën e Teatrit iu dha Qendrës Multimedia.

Përndryshe sot në botë shënohet Dita Botërore e Teatrit./KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *