Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
U zhvillua në Tiranë edicioni i parë i konkursit letrar për tregime arbëreshe “Krenarbëria”.
Në hapje fjalën e mori drejtoresha e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, prof. Diana Kastrati, e cila prezantoi nismën dhe falënderoi pjesëmarrësit në ditën finale të konkursit “Krenarbëria: Rrëfime arbëreshe”.
Kastrati theksoi disa herë nevojën për ndërhyrje prej instancave shtetërore për mbijetesën e arbërishtes, si dhe nevojën për rishikim të kurrikulave shkollore dhe integrimit të autorëve dhe letërsisë arbëreshe duke qëndruar në një vijë me strategjitë dhe politikat e QSPA-së.
Drejtori i Institutit Italian të Kulturës theksoi ndërgjegjësimin dhe prezencën e arbëreshëve në Itali si dhe rëndësinë e promovimit dhe ruajtjes së arbërishtes përmes nismave të tilla. Ndërsa studiuesi Fabio Rocchi, nismëtar i këtij aktiviteti, theksoi rëndësinë e bilingualizmit ndër arbëreshët, si dhe paraqiti disa prej elementëve të rëndësishëm përgjatë këtij rrugëtimi në këtë proces.
Çmimin e parë në këtë konkurs e meritoi Ilia Sancinetti me tregimin “L’appartenenza” (Përkatësia) nga Spixana. Ndërsa me çmimin të dytë u vlerësua Nicola Scalici për tregimin “Akkordeon”, në të cilin ka arritur të ndërthurë aktualitetin me frymën muzikore të kulturës arbëreshe.
Çmimi i tretë u dha për Mario Calivà, një eksponent i njohur i komunitetit arbëresh i cili u prezantua me tregimin “Mushku”, duke dhënë prova të prekshme të qëndrueshmërisë së kulturës arbëreshe përmes përdorimit të arbërishtes./atsh/KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)