Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today09/02/2024
Për Pavarësinë e Kosovës, përmes një ekspozite të veçantë, për herë të parë në Kosovë, vijnë 3 motra nga Belshi i Elbasanit të Shqipërisë. 3 Motrat, Elsa, Natasha dhe Fatma Paja vijnë në Kosovë duke pikturuar; tregimet popullore, rrëfimet e vjetra, kujtimet e gjyshërve tanë, anekdotat si dhe ngjarjet e jashtëzakonshme, që i ruan e tregon populli ynë andej e këndej, brez pas brezi ose mot pas moti. Andaj edhe Ekspozita do jetë e titulluar ” Që prej motmoti”.
Motrat Paja, si piktore dhe artiste shumë dimensionale, për nderë të 16 vjetorit te Pavarësisë së Kosovës, do të hapin ekspozitën e tyre me piktura dhe punë të ndryshme, me 17 Shkurt, në galerinë e qytetit në Besianë-Podujevë nga ora 16:30.
Në këtë ekspozitë do të mund të shohim, një numër të madh të pikturave, punëve të ndryshme me linokat, të cilat janë të bazuara në legjenda popullore Shqiptare.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për dy javë në galerinë e qytetit të Besianës/Podujevës.
Ekspozita është mbështetur nga Qendra Multimedia, READ: Regional Network for Cultural Diversity, Komuna e Podujevës, Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport. / KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)