Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today20/12/2023
Kori i Zërave të Bardhë, i përbërë nga fëmijët e talentuar të TKOB-së do t’i sjellë edhe më shumë hare atmosferës së festave të këtij fundviti.
Sonte, në TKOB do të shfaqet koncerti “Këmbanat e arta”, me Korin e Zërave të Bardhë, drejtuar nga Sonila Baboçi, koncertmaestër Igli Rapaj dhe nën dirigjimin e Dritan Lumshit.
Fëmijët do të këndojnë ariet më të njohura të Krishtlindjes, ato që na shoqërojnë kudo gjatë këtyre ditëve dhe që këndohen në mënyrë instiktive nga një pjesë e madhe e publikut.
TKOB shkruan në faqen online se kjo është një mënyrë e bukur për të pritur festat duke ndarë me artdashësit edhe programin e mbrëmjes së sotme.
Në program është vendosur Johannes Brahms, me “Guten Abend, gute Nacht”, shoqëruar në piano nga Noemi Koçiaj, Cesar Franck me “Panis Angelicus”, “Ave Maria” nga Giulio Caccini, “Hallelujah” e Leonard Cohen, arie nga kompozitorë të famshëm si Mozart, Rossini, Bizet etj., si dhe këngë tradicionale nga Amerika e Jugut. Kori ka përgatitur një repertor të zgjedhur që premton një koncert të suksesshëm./ atsh / KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)