Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today27/11/2023
Në ambientin e Fakultetit të Edukimit sot u hap ekspozita me titull “Murali dhe grafiti me motive nga Prishtina e vjetër në pikturë” e organizuar nga kritiku i artit Ilir Muharremi, ndërsa kuratore e ekspozitës është artistja Albana Krasniqi.
Në ekspozitë janë prezantuar punime me motive nga Pristhina e viteve ’30,’40, ’50, dhe ’60… Qëllimi i kësaj ekspozite është të ruhet arkitektura e vjetër e kryeqyteti, mos të shkatërrohet trashëgimia kulturore e arkitekturës.
Sipas organizatori Muharremi, ekspozita ishte e domosdoshme për shkak se nëpër qytetet tona në formë brutale janë shkatërruar shtëpitë e vjetra të cilat është dashur vetëm të restarohen.
Ndërsa, kuratorja Krasniqi tha: “Është një frymë e viteve ’30,’50, ’60.. të kthen në kohë dhe artistët kanë punuar në forma realiste, impresioniste pikturat të cilat ngjajnë me dukjen e muralit”. Sipas saj, dominojnë ngjyrat neturale si gri derisa disa artistë kanë përdorë edhe ngjyra të ngrohta si e verdhë, portokalli duke u kujdesuar për imazhin e arkitekturës së vjetër të saj kohe. “Piktori është i lirë ta shprehë motivin dhe liria e tij kufizohet brenda konceptit”, tha kuratorja.
Ekspozita është mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe do të jetë e hapur një javë. Artistët pjesëmarrës janë: Gentiana Kutllovci, Ajshe Ramadani, Diellza Gegollaj, Besnik Kabashi, Edona Osmani, Donjetë Gashi, Erjon Osmanaj. / KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)