Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today08/09/2023
Filmi “Bota jonë” i regjisores shqiptare, Luana Bajrami, është shfaqur së fundmi në Festivalin e Filmit në Venedik.
Këtë film e ndoqën kryeministri Albin Kurti bashkë me regjisorin Bajramin, producentët Valbone Rahmani dhe Eric Toledano si dhe protagonistët e tjerë të përfshirë në projekt.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me një postim të shpërndarë në rrjete sociale.
Postimi i plotë i tyre (pa ndërhyrje):
“”Bota jonë” filmi i regjisores 22 vjeçare, Luana Bajrami, u shfaq mbrëmë në Festivalin e Filmit në Venedik, dhe po garon në kategorinë “Orizzonti Extra”.
Filmin e ndoqën kryeministri Kurti, bashkë me regjisoren Bajrami, producentët Valbone Rahmani dhe Eric Toledano, aktorët e roleve kryesore, Elsa Mala, Albina Krasniqi, Don Shala, Aurora Ferati, Gani Rrahmani, Uratë Shabani dhe Tristan Halilaj, ambasadoren Lendita Haxhitasim, Blerta Zeqirin, drejtoren e QKK-së si dhe Rozafa Imamin, këshllitare politike në MKRS.
I gjithë ekipi u përshëndet dhe u përgëzua nga Roberto Ciccutto, Presidenti i Bienales së Venedikut gjatë koktejit të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Itali.
“Bota jonë” është produksioni i parë që përfiton nga marrëveshja e bashkëprodhimit kinematografik që Franca dhe Kosova nënshkruan në Festivalin e Filmit në Kanë 2022. Para tij, në Venedik janë shfaqur “House keeping for beginners”, me aktore Rozafa Çelaj e Ilire Vinca, për të vazhduar me “A Short Trip” të Erenik Beqirit nga Shqipëria, ku luajnë edhe Luana Bajrami e Arben Bajraktaraj”. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)