Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Komuna e Prishtinës, me vendim të kryetarit Përparim Rama, ka nisur aksionin për dërgimin e qenushëve endacakë në strehimore të licencuar nga agjencia e veterinës dhe ushqimit, ku do të trajtohen si duhet dhe përgatiten më pas për adoptim.
Nisjen e këtij aksioni e kanë përcjellë drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica dhe këshilltarët Bajram Gecaj e Pëllumb Bajçinovci
Komuna po ashtu është duke e përgatitur rregulloren për trajtimin e qenushëve endacakë, ku përfshihet edhe mënyra se si mund të adoptohet një qen i tillë, të cilin do ta trajtojë falas në çfarëdo kohe veterinari i kryeqytetit në qendrën për trajtimin e tyre e cila gjendet në Hajvali të Prishtinës dhe do të hapet së shpejti.
Kryeqyteti është duke ndërmarrë veprime të shumta për trajtimin e qenushëve endacakë, ku deri tani janë ndarë 1 milion e 300 mijë euro./Klankosova
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)