Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today27/04/2023
Dy sopranot e njohura shqiptare, Emronela Jaho dhe Elbenita Kajtazi, kanë shënuar së fundmi të tjera arritje ndërkombëtare.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka përgëzuar Ermonela Jahon për përzgjedhjen “Artiste e vitit 2023” i ndarë nga Classical Music Awards, ndërsa po në të njëjtën kohë ka uruar Elbenita Kajtazin për arian e saj të suksesshme në Paris të Francës.
Ky është postimi i plotë i MKRS-së (pa ndërhyrje):
“Sukseset e radhës të dy sopranove tona
Çmimi “Artiste e vitit 2023” i ndarë nga Classical Music Awards, iu delegua sopranos së shquar të operës botërore Ermonela Jaho, me arsyetimin “Me bukurinë unike të zërit të saj madhështor, të udhëhequr me vendosmëri drejt shkëlqimit të lavdishëm, ajo mahnit me estetikën e saj të pastër vokale.”
I artë ishte edhe debutimi në Opéra-Comique në Paris i sopranos Elbenita Kajtazi. Aria e saj “Unë them se asgjë nuk më tremb”, interpretuar me ndjeshmëri të madhe dhe një zë të kthjellët me nota të larta rrezatuese, i dha asaj një duartrokitje të gjatë nga publiku. Kështu thuhet në njërën nga shumë kritikat e publikura në shtypin francez kushtuar punës, përkushtimit dhe talentit të Kajtazit.
Sukseset si këto na zgjojnë ndjenja të fuqishme krenarie”. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)