Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today25/04/2023
Udhëtimi pa viza drejt vendeve të BE’së tash është çështje e kryer për kosovarët meqë sot u përfundua edhe faza e fundit me publikimin e rregullores për Kosovën në Gazetën Zyrtare të BE’së.
Në këtë rregullore u përmend që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara për këtë çështje, megjithatë Kosova ka ende punë përpara.
Pas përfundimit të këtyre marrëveshjeve, Kosova duhet t’i zbatojë plotësisht ato marrëveshje ose aranzhime duke respektuar parimin për të mos i kthyer [refugjatët] që parashihet në Konventën për Statusin e Refugjatëve të 28 korrikut 1951, i ndryshuar me Protokollin e Nju Jorkut të 31 janarit 1967.
“Për të siguruar që migrimi të menaxhohet mirë dhe për të siguruar një mjedis të sigurt, Kosova duhet të përpiqet të harmonizojë më tej politikën e saj të vizave me atë të Unionit”, thuhet më tej.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)