play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Kylie Jenner kritikohet për paraqitjen me kokën e luanit në fustanin e saj në Javën e Modës në Paris

today23/01/2023

Background
share close

Fansat e Kylie Jenner kanë qenë të zëshëm duke komentuar paraqitjen e fundit të Kylie Jennerit.

Ylli i famshëm, 25-vjeçe, mori pjesë në shfaqjen e Schiaparelli të së hënës gjatë Javës së Modës në Paris, e veshur me një fustan kadifeje të zi, bashkangjitur me një kokë luani – një pamje nga koleksioni i ri që ende nuk kishte dalë në publik.

“E bukura dhe bisha”, shkroi zeshkania krahas disa fotografive që ndau me këtë pamje në Instagram.

Por, ndjekësit e saj duket se nuk e pëlqyen këtë modë të re të Jennerit me kokën e luanit para.

“Por pse. Pse ta imitojmë këtë. Imazhet janë shqetësuese”, tha një përdorues i rrjeteve sociale.

“Përse keni vënë kokën e një kafshe në fustan? Nuk ka kuptim për mua”, tha një tjetër.
“Mbreti i xhunglës nuk është një deklaratë e modës”, vazhdoi një fans i tretë.

Të tjerë e përshkruan veshjen e Jennerit të frymëzuar nga jeta e egër si “të tmerrshme”, “qesharake” dhe “një nga gabimet e saj më të këqija të modës të të gjitha kohërave”.

Një version pothuajse identik i stilit të denjë u modelua nga Irina Shayk në sfilatën e Schiaparelli; Sipas shënimeve të shfaqjes, drejtori kreativ i shtëpisë, Daniel Roseberry, mori frymëzim nga “Inferno” e Dantes këtë sezon.

Roseberry riimagjinoi tre bishat që shfaqen në poemë – leopardin (që përfaqëson epshin), luanin (krenarinë) dhe ujkun (lakminë). /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%