play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

KFOR ende s’i ka kthyer përgjigje Serbisë për kthimin e personelit ushtarak: Po e analizojmë kërkesën e tyre

today21/12/2022

Background
share close

KFOR ka thënë se janë duke e analizuar kërkesën e Serbisë për kthimin e rreth 1 mijë trupave serbe në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

Në një komunikatë për media, misioni i KFOR-it thotë se kjo kërkesë “aktualisht është duke u analizuar”.

“Aktualisht jemi duke analizuar kërkesën e fundit të Qeverisë së Serbisë. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes që inkurajon dialogun produktiv, duke u dhënë udhëheqësve aftësinë për të krijuar zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

KFOR ka folur edhe për rritjen e trupave në veri. Kjo thonë nga KFOR ishte e nevojshme duke pasur parasysh raportimet e fundit për praninë e supozuar të mundshme të grupeve të organizuara kriminale që ishin përfshirë në demonstratat e së dielës.

“Kjo rritje ishte e nevojshme, duke pasur parasysh raportimet e fundit për praninë e supozuar të mundshme të grupeve të organizuara kriminale që ishin përfshirë në demonstrata” thuhet  ndër të tjera në njoftim.

Qeveria e Serbisë të enjten vonë e  miratoi “kërkesën zyrtare” për t’i kërkuar misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovës, KFOR-it, për të lejuar rikthimin “e qindrave deri në një mijë” forcave policore dhe ushtarake në Kosovë, duke u thirrur në Rezolutën 12/44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Mëngjesin e së premtes, pjesëtarë të ushtrisë serbe ia kanë dorëzuar këtë kërkesë KFOR-it në pikëkalimin kufitar të Merdares.

Situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar, dhe numri i barrikadave të vendosura nëpër rrugë tashmë ka arritur në nëntë. /Reporteri.net

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *