Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today09/12/2022
Një film dokumentar për fuqizimin e grave me aftësi të kufizuara. Një histori guximi, vendosmërie, përkushtimi dhe dashurie! Një rrëfim inspirues i Resmije Rahmanit, e njohur si Biba May, vjen sonte premierë në Kino Armata nga ora 20:00.
Pavarësisht sfidave, pengesave dhe humbjeve të saj, dashuria dhe mbështetja e familjes dhe miqve e shtyn Biba May të ecë drejt vizionit të saj për të synuar një botë më të mirë dhe mundësi për të tjerat si ajo.
Ky film dokumentar, me producente Shqipe Malushi, drejtim artistik të Zana Hoxhës, dhe regji të Arlinda Morinës, pasqyron shpirtin e vërtetë të një gruaje luftëtare dhe çfarë është e mundur.
Njëzet e dy vjet pas luftës në Kosovë, një grua banon në qytetin e Prizrenit duke parë botën teksa i kalon para karrocës së saj. Ajo quhet Resmie Rahmani, por shumica e quajnë Biba May. E lindur me origjinë boshnjake në fillim të viteve 1980, Biba May vuan nga një distrofi muskulare progresive, një sëmundje që ka përfshirë të gjithë trupin e saj të poshtëm dhe të mesëm. Ndonëse është e kufizuar në karrocën e saj, Biba nuk ka lejuar që gjendja e saj fizike ta pengojë të bëjë ndryshimin; një avokuese për barazinë dhe drejtësinë e grave, Biba May e ka kaluar jetën e saj duke punuar në qytetin e Prizrenit për të bashkuar gratë dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta të prejardhjeve të ndryshme kulturore, feve, besimeve, traditave, gjinisë dhe moshës.
Pavarësisht sfidave, pengesave dhe humbjeve të saj, dashuria dhe mbështetja e familjes dhe miqve e shtyn Biba May të ecë drejt vizionit të saj për të synuar një botë më të mirë dhe mundësi për të tjerat si ajo. Misioni i Biba May është të shpërndajë idetë e saj mbi paqen, barazinë dhe drejtësinë në mbarë globin. Ne e dimë se Biba May do të vazhdojë të prekë jetën e personave me aftësi të kufizuara kudo që të shkojë, duke synuar të marrë ndihmë për ata në nevojë si ajo, dhe duke shpresuar t’u sjellë atyre karroca elektrike në mënyrë që edhe ata të mund të lëvizin si ajo, ose një mjet që ti levizë ata që nuk kanë qasje të levizin, ose të kërkojë një qendër rehabilitimi në qytetin e saj në mënyrë që ata të mund të mblidhen dhe të përpiqen të ndihen më mirë. Thirrjet e saj për gjithëpërfshirje për barazi dhe drejtësi janë të pafundme. Ky film pasqyron shpirtin e vërtetë të një gruaje luftëtare dhe çfarë është e mundur.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)