play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Krejt çka u sekuestrua në aksionin që la të arrestuar 13 persona, në mesin e tyre edhe një polic

today06/10/2022

Background
share close

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se gjatë një hetimi disa mujor në bashkëpunim të plotë me Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe me Gjykatën Themelore në Prizren, dje kanë zhvilluar një aksion të koduar me emrin “TOTO”.

Sipas prokurorisë, në këtë aksion janë arrestuar të gjithë të dyshuarit – 13  persona, në mesin e të cilëve është edhe 1 zyrtar policor.

Lidhur me këtë rast janë bastisur- kontrolluar 19 lokacione (vendbanime dhe lokale), dhe në cilësi të provave janë sekuestruar:

“Para te gatshme – 55,388.00 euro (44,861.00 bankënota dhe 10.527.00  monedha të metalta);Para të gatshme – 1,700.00 franga zvicerane; Para të gatshme – 50,000.00 lek; Para të gatshme – 100.00 dollar; Para të gatshme – 1,320.00 dinar serb; Dy (2) armë (një e shkurtë dhe një gjysmë- automatike); Tridhjetë e nëntë (39) copë municion; Njëzet e nëntë (29) telefona mobil; Një (1) Kompjuter llaptop; Dy (2) USB; Treqind e pësëdhjetë (350) pako cigare pa banderola; Gjashtë (6) vetura”, njofton prokuroria, transmeton Express.

“Të pandehurit e arrestuar, dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294, “Fajdeja” nga neni 331, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, “Sulmi” nga neni 184, “Detyrimi” nga neni 328 dhe, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, përfundon njoftimi.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *