play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Të gjithë deputetët pro, ratifikimi i marrëveshjes me MCC-në futet në rend të ditës në seancën e Kuvendit

today28/07/2022

Background
share close

Në seancën e Kuvendit që është duke vazhduar, është futur në rend dite votimi për ratifikimin e Marrëveshjes që Kosova ka nënshkruar me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) për çështjen e energjisë.

Me mocionin e propozuar nga Komisioni për Ekonomi, u pajtuan të gjithë deputetët, shkruan Reporteri.net.

Në vazhdim të seancës kjo marrëveshje pritet të ratifikohet sot në Kuvendin e Kosovës.

Kosova dhe Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) kanë firmosur mbrëmë në Kongresin amerikan, Programin Kompakt të Kosovës, që pritet t’i sjellë vendit mbi 200 milionë dollarë investime në projekte në fushën e energjisë.

Krerët e shtetit e kanë quajtur këtë marrëveshje historike për Kosovën.

Programi Kompakt përbëhet prej dy projektesh dhe konsiderohet si investimi më i madh i Qeverisë amerikane në Kosovë.

Granti pesëvjeçar parasheh 202 milionë dollarë mjete direkte nga Qeveria amerikane, ndërsa pjesa tjetër e investimeve do të mbulohet nga Qeveria e Kosovës. /Reporteri.net

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *