play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

3 vjet Club FM Kosova, 3 herë më shumë energji për natyrën

today14/03/2025

Background
share close

Radio CLUB FM Kosova ka hapur zemrën, dyert e mikrofonin.

Mbrojtja e Mjedisit është një prioritet i Radio CLUB FM për përvjetorin e tretë

Në 3 vjetorin e tij, Radio CLUB FM feston një rrugëtim të suksesshëm dhe të pandërprerë, duke ofruar përditë muzika, informacione dhe argëtim për dëgjuesit e tij të besuar.

Por, kjo ditë speciale nuk është vetëm për të shënuar përpjekjet dhe sukseset e deritanishme.

Radio CLUB FM do të përdorë këtë mundësi për të rritur ndërgjegjësimin dhe mbështetur veprimet për mbrojtjen e mjedisit, duke kontribuar në krijimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe të gjelbër.
Në një botë që po përballet me sfida të mëdha ekologjike, si ndryshimet klimaterike, ndotja dhe humbja e biodiversitetit, është e rëndësishme që çdo individ, organizatë dhe media të luajë një rol aktiv në ruajtjen e natyrës dhe burimeve tona.

Radio CLUB FM ka marrë angazhimin që jo vetëm të sjellë përmbajtje cilësore për dëgjuesit, por edhe të edukojë dhe nxisë ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore.

Secili nga ju, në çdo orë të ditës, deri pas orës 22:00 jeni të mirëpritur të n bashkoheni për të festuar, por edhe për të ngritur zërin në mbrojtje të ambientit.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *