Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Me rastin e Ditës së Flamurit dhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, krerët institucional kanë nisur homazhet në Prekaz.
Andaj në këtë ditë të veçantë, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, ministra e deputetë kanë bërë homazhe të kompleksi “Adem Jashari”.
Pas homazheve, Konjufca tha se secili duhet të përkulet para sakrificës së madhe të familjes Jashari.
“28 nëntori është dita jonë e krenarisë, dita e flamurit tonë kombëtar. 28 Nëntori është dita më përbashkuese e kombit tonë dhe popullit tonë shqiptar. Gëzuar”, tha kryekuvendari, njofton Klankosova.tv.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)