10 ditë festë në brigjet e Vjosës për natyrën dhe artin, 200 artistë në festivalin ndërkombëtar ‘VjosArt’
Festivali ndërkombëtar “VjosArt” vjen këtë muaj me një edicion që bashkon artin, kulturën dhe mbrojtjen e natyrës përgjatë lumit Vjosë. Lajmin e bëri të ditur ministri Blendi Gonxhja, i cili e cilësoi festivalin si “shtëpi të përbashkët në mbrojtje të natyrës dhe promovimit të artit”. Sipas njoftimit, rreth 200 artistë nga Shqipëria dhe rajoni do të performojnë në zonat urbane përgjatë lumit Vjosë, duke përfshirë Përmetin, qytetin antik të Bylisit, […]