Edicioni i tretë i Festivalit të Këngës në RTK
Festivali i Këngës në RTK ka nisur mbrëmë, duke sjellë në skenë 20 këngë të përzgjedhura nga 44 aplikime, me pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora. Organizuar nga Radio Televizioni i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, festivali synon të promovojë muzikën vendore dhe bashkëpunimin ndërmjet artistëve shqiptarë. Mbrëmja e parë nisi me performancën e korit “Siparantum” me këngën “Këngë moj”, të kompozuar […]