Ekspozohet për herë të parë ikona “Pesë Apostujt” në Javën Evropiane të Trashëgimisë
Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat e nisi Javën Evropiane të Trashëgimisë me ekspozimin për herë të parë për publikun të ikonës “Pesë Apostujt”, atribuar Onufër Qipriotit, shek. XVI. Prej dekadash ajo qëndronte në fondin e Muzeut Ikonografik “Onufri” dhe pas një ndërhyrjeje restauruese gjatë këtij viti, nga specialisti restaurator Erion Lezi, do jetë pjesë e përhershme e koleksionit ikonografik ekspozuar në këtë muze. “Frymëzuar nga tema “Rrugëtimet Rrjetet dhe Ndërlidhjet” […]