Prokuroria kërkon që Thaçit, Veselit dhe Selimit t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar të enjten që të akuzuarve Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet, përveç me ekipin e avokatëve. Sipas ZPS-së, ata kanë shkelur urdhrat e trupit gjykues duke zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe/ose shpërndarjen e përmbajtjes së dëshmisë konfidenciale për personat që i vizitojnë në Qendrën e Paraburgimit. Hetimet e Prokurorisë së Specializuar, sipas njoftimit, kanë […]