Bislimi: Serbët mund të aplikojnë për pasaporta të Kosovës dhe të lëvizin pa viza
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka reaguar lidhur me propozimin e Komisionit Evropian, për liberalizimin e vizave edhe për qytetarët serbë në Kosovë, që bartin pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë. Bislimi tha se ky propozim u bë pa u konsultuar me Qeverinë e Kosovës. “Pasaportat ilegale të lëshuara nga Qendra Koordinuese e Serbisë, i konsideron komunat brenda Kosovës si pjesë të juridiksionit të Serbisë, shkelje kjo e […]