Ish-kryediplomatja: Duhet të pranohet marrëveshja, edhe nëse nuk vjen njohja nga Serbia
Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla në një intervistë në “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka thënë se dialogu tashmë ka hyrë në një fazë të re dhe sipas saj presioni është shtuar shumë. “Trysnia është shtuar, gjuha është ashpërsuar. Tashmë palët në dialog po kërcënohen edhe me sanksione. Vuçiqi veçse ka konfirmuar këtë gjë, mirëpo ende nuk e dimë cilat janë kërcënimet ndaj Kosovës nëse refuzohet […]