Veteranët paralajmërojnë vendosjen e tendave para Kuvendit: Do të rrimë ditë e natë derisa ky pushtet të reflektojë
Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, u ka bërë thirrje protestuesve që të qëndrojnë të qetë dhe të mos të pengojnë njësitet e Policisë së Kosovës. “Seanca e Kuvendit është ndërprerë sepse opozita e ka tërhequr foltoren, ju lutëm mos bëni probleme me policinë. Nëse ka nevojë do të qëndrojmë në protesta këtu edhe me tenda. Qëndroni të qetë, sepse shumë mirë jeni”, ka thënë Klinaku. […]