play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Month: June 2022

552 Results / Page 32 of 62

Background

Aktualitet

Nafta lirohet në botë, vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë

Çmimi i derivateve të naftës në tregun e Kosovës sërish ka shënuar rritje, pavarësisht se në bursën ndërkombëtare ka rënie. Sipas Oil Price, një barrel naftë e papërpunuar po tregtohet me 116 dollarë nga 118 dollarë që ishte një ditë më parë. Po ashtu, nafta WTI po tregtohet me 112 dollarë kundrejt 115 dollarë për barrel. Mirëpo, pavarësisht së rënies së çmimeve në tregun botëror, në vendin tonë po ndodh […]

today16/06/2022

Aktualitet

Përfundon protesta, veteranët pranojnë ftesën e Kurtit për takim

Protestuesit e mbledhur në oborrin e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të shpërndahen. Kusht i tyre për shpërndarje ishte që të ndërpritej seanca e Kuvendit, ku duhej të diskutohej për Projektligjin për tërheqjen e kursimeve nga Trusti. Dhe pasi, kryetari Glauk Konjufca, njoftoi për ndërprerje të seancës, edhe protestuesit e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, nisën të shpërndahen. Kryeministri Albin Kurti ka ftuar për takim përfaqësuesit […]

today16/06/2022

Aktualitet

Kurti: Po e anuloj pjesëmarrjen në Forumin e Prespës, do t’i takoj krerët e veteranëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të anulojë pjesëmarrjen në Forumin e Prespës dhe do t’i takojë veteranët bashkë me ministrin Murati dhe deputetin Armend Muja, për t’i shqyrtuar kërkesat e tyre për të cilat po protestojnë, shkruan Gazeta Express. Kurti ka thënë se është i interesuar t’i takojë drejtpërdrejt veteranët, derisa ka bërë thirrje që të mos ndërprehet puna e Kuvendit. “Do t’i takoj […]

today16/06/2022

Aktualitet

Zjarr në një konvikt te Qendra e Studentëve, flet Drejtori i Qendrës

Bodrumi i konviktit lll në Qendrën e Studentëve në Prishtinë është përfshirë nga flakët. Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta. Sfishta ka deklaruar se studentët janë të sigurt dhe se s’ka asnjë të lënduar, përveç disa dëmeve materiale. Ai ka thënë se zjarri është shuar shumë shpejt dhe se tash janë në pritje të ekspertëve të zjarrit për të mësuar shkaqet. “Ka ndodh para […]

today16/06/2022

Aktualitet

KESCO thotë se do t’i faturojë qytetarët me tarifat para shtrenjtimit

KESCO ka njoftuar se do të aplikojë te konsumatorët tarifat që kanë qenë para shtrenjtimit të energjisë, deri në një vendim të Zyrës së Rregulltorit për Energji. Komunikata e KESCO’s vjen disa minuta pasi Gjykata Supreme anuloi vendimin e Apelit dhe Themelores për tarifat e shtrenjta, vendim për të cilin duket se s’është në dijeni Këtë vendim KESCO ka thënë se e ka marrë edhe pse ende s’ka pranuar përgjigje […]

today16/06/2022

Aktualitet

Shtrenjtimi i rrymës, Supremja vendos në favor të ZRRE-së, ndryshon vendimet e Apelit dhe Themelores

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji ZRRE për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor dhe ka marrë vendim që të ndryshojë vendimet e Gjykatës së Apelit dhe atë të Gjykatës Themelore, duke e konsideruar kërkesën e PDK-së për shtyrje të vendimit të ekzekutimit të vendimit për tarifat e reja të energjisë si të pa bazuar. “Aprovohet si e bazuar kërkesa për […]

today16/06/2022

Teknologji

Facebook po planifikon një ridizajnim të madh për të konkurruar me TikTok

Mark Zuckerberg dhe zyrtarë të tjerë të Metas e bëjnë të qartë se konkurrimi me platformën TikTok është prioriteti i tyre dhe tani dihen më shumë detaje se si ata synojnë ta bëjnë këtë. Rrjeti social Facebook po punon për një ridizajnim të madh të furnizimit kryesor që do të theksonte ndjeshëm përmbajtjen e rekomanduar të faqeve, krijuesve dhe njerëzve që përdoruesi nuk i ndjek. Sipas përgjegjësit të parë të […]

today16/06/2022

Aktualitet

Ndërpritet sërish seanca, Konjufca fton në zyre shefat e grupeve parlamentare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka vendosur që seanca të shkoj sërish në pauzë për një orë. “Meqenëse një pjesë e opozitës po e bllokon seancën, atëherë po e marrim edhe një orë pushim mos po mundemi me gjet kompromis me shefat e grupeve parlamentare në zyrën time”, tha Konjufca. Opozita vazhdimisht ka bërë thirrje që seanca e sotme të mos vazhdohet, dhe që Qeveria të ftoj në […]

today16/06/2022

Shëndetsi

Vaksinimi kundër kancerit në mitër pritet të fillojë këtë vjeshtë në Kosovë

300 vaksinat kundër kancerit në qafën e mitrës që janë pritur të vinë në muajin maj, nuk kanë arritur ende në Kosovë. Por, sipas zëdhënësit për media në Ministrin e Shëndetësisë, Faik Hoti, vaksinimi kundër kancerit në qafën e mitrës pritet të nisë në vjeshtë. Ai thotë se, këtë vit vaksinimi do te jetë i rekomanduar për kategori të femrave të moshës 11-15 vjeçe. “Sivjet vaksinimi do te jetë i […]

today16/06/2022